Sgarbi shpërthen ndaj gazetarit shqiptar: Bylisi është grek o injorant! Mos na çaj t*pet (VIDEO)
"Byllisi ishte një qytet i Greqisë antike që ndodhej në Iliri..."

Publicisti italian Vittorio Sgarbi, ka reaguar ashpër ndaj ndaj artikullit në mediat shqiptare që e kritikon atë pasi e quajti Bylisin qytet antik grek gjatë një vizite që bëri në zonën historike shqiptare.

Sgarbi këmbëngul te deklarata e tij, duke shpërthyer edhe në ofendime ndaj gazetarit, artikullin e të cilit ia kanë dërguar në “WhatsApp”.

"Unë konfirmoj: Byllisi ishte një qytet i Greqisë antike që ndodhej në Iliri. Mbetjet e Byllis ndodhen në veri-lindje të Vlorës, Shqipëri.

Gazetari shqiptar që ngriti një polemikë të panevojshme është thjesht një injorant i varfër." shkruan Sgarbi përkrah një videoje në rrjetet sociale duke thënë se Bylisi ishte pushtuar nga Greqia.

"Që unë thashë qytet antik grek iu referova civilizimit, arkitekturës dhe jo territorit. ǒa doni që të çajmë t*pet.

Turp për ty që nuk di se Iliria u pushtua nga grekët. Pra vajza ime duhet të më tregojë nëse një vend është grek apo ilir? Është grek, i dashur gazetar injorant," thotë ai në një video të postuar në rrjetet sociale.
Shtuar më 08/06/2020, ora 21:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori