Qeveria do të shpërblejë 1800
punonjësit e OSHEE-së, të cilët kanë qenë në
gatishmëri për riparimin e defekteve nga moti i keq. Lajmin e ka bërë me dije sot ministri i Energjise dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, pas inspektimit të nënstacionit të Rexhepajve në Kukes, rajoni më i prekur nga temperaturat e ulëta dhe numri i defekteve.
"Operatori i Shpërndarjes ka parashikuar një shpërblim ekstra për të gjithë
punonjësit që kanë qenë në
gatishmëri.
Janë 1800 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Ata do të marrin një shpërblim shtesë dhe realisht e meritojnë.
Shqiptarët kanë pasur mundësi të shikojnë kushtet e vështira në të cilën përballen
punonjësit”, tha Gjiknuri. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2017,
ora 16:25