Shqipëria e ka kaluar “
relativisht mirë” fazën e parë të krizës ekonomike që filloi në shtator 2008. Por tani,
sfida më e madhe e vendit tonë është që t’i shpëtojë efekteve anësore që mund të vijnë nga
kriza greke.
Ky konkluzion është arritur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
“Rreziku kryesor makroekonomik vjen nga
kriza e Greqisë, më së shumti në formën e rënies së investimeve, remitancave më të ulëta, kosto më të larta vendore për degët e bankave
greke dhe rënie të volumit të tregtisë”, thotë BERZH.
“Borxhi publik është
relativisht i lartë së bashku me deficitin e llogarisë korrente, gjë që përbëjnë gjithashtu rrezik”, nënvizon instituti kryesor bankar i BE-së. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2011,
ora 09:37