Sfida e qeverisë, Ahmetaj: Qeveri në shërbim të qytetarit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj u shpreh sot se duhet pasur një vizion të përbashkët për zhvillimin ekonomik dhe rajoni të prezantohet si një i vetëm në ekonomi.

Duke folur në workshopin konsultativ “Për draft strategjinë e Evropës Juglindore 2020″, Ahmetaj u shpreh se projekti më i madh i qeverisë së re është një “Qeveri në shërbim të Qytetarit”.


“Ka disa sfida të përbashkëta që nuk mund të neglizhohen më. E para është rritja e integruar me qëllim rritjen e shkëmbimeve tregëtare dhe shërbimeve brenda rajonit.2. Rritja e zgjuar e cila duhet të kthehet në një term tradicional pasi pa një rritje të zgjuar s`mund të ketë rritje afatgjate, për të rritur nivelin e produktivitetit. 3. Rritja e qëndrueshme. Duke rritur konkurueshmërinë e sektorit privat ne mund të garantojmë rritje të qëndrueshme. 4. Rritja gjithëpërfshirëse, që do të thotë që shoqëria duhet të ketë kohezion. Dhe e fundit që është edhe më i rëndësishëm është qeverisje në shërbim të rritjes. Pasi projekti më i madh i qeverisë është që të jetë në shërbim të qytetarit dhe në shërbim të rritjes. Pa këtë të 4 kolonat e mësipërme minimizohen” u shpreh Afmetaj. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori