S’është më çudi, Basha zbulon se ka të njëjtin hobi si Rama
Pëlqej
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është goxha i rezervuar në jetën e tij private.

Gjatë një interviste për "Zjarr Tv", Basha ka rrëfyer më shumë mbi veten dhe hobin më të madh të tij. Basha ka deklaruar se i pëlqen shumë fotografia por jo me aparatët e rij por me ato të vjetërit.

“Kam disa hobi. Por problemi është këtu, që hobi është një gjë që edhe të pëlqen edhe e bën rregullisht. Por unë nuk kam pasur shumë kohë.

Dhe ajo pak kohë që më tepron ia kushtoj fëmijëve. Unë për shembull kam pasur hobi bërjen e fotografive.

Por kam pasur hobi që të bëj foto me ato aparatet e vjetra dhe jo këto dixhitale. Hera e fundit që e kam ushtruar këtë hobi mund të ketë qenë deri në vitin 2005 ose 2004”,tha Basha.

Ndërkohë rikujtojmë se edhe kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është i apasionuar pas fotografisë.

Si duket kjo është një ndër të përbashkëtat mes dy krerëve kryesore të politikës, të cilët hërë janë miq e herë armiq. /albeu.com/


Shtuar më 16/01/2018, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori