Server thotë se nuk do të ishte asgjë e jashtëzakonshme të kesh dy shtete që flasin shqip
Pëlqej
Albeu.com
Insistimi i Beogradit në zbatimin e rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara nuk do të thotë se pavarësia e Kosovës është përjashtuar.Me rezolutën 1244 parashihet një rezolutë e re dhe një status i ri i Kosovës, ndërkaq pavarësia gjithsesi do të jetë një nga opsionet, thotë për "Zërin e Amerikës" Daniel Server, drejtor i Nismës ballkanike në Institutin amerikan të Paqes.
Sipas Serverit, pavarësia e Kosovës mund ta destabilozonte Serbinë, por statusi i pazgjidhur i Kosovës i forcon pozicionet e Partisë Radikale dhe të nacionalizmit ekstrem në Serbi. Mirëpo, në një afat më të gjatë, analisti Server beson se zgjidhja e çështjes së Kosovës do ta stabilizonte Serbinë, ndonëse, sipas tij, mund të ketë edhe trazira.
Në konstatimin e gazetarit se me pavarësinë e Kosovës do të krijoheshin dy shtete shqiptare në Evropë, Server thotë se "kjo nuk do të ishte precedent unik. "Keni dy shtete në Evropë, popujt e të cilave flasin gjermanisht - Austrinë dhe Gjermaninë", thotë Server, duke shtuar se nuk do të ishte asgjë e jashtëzakonshme të kesh dy shtete që flasin shqip. Server shprehu mendimin se Grupi i Kontaktit do ta zgjidhë çështjen e statusit të ardhshëm të Kosovës, duke e trajtuar si rast unik që në planin ndërkombëtar nuk do të mund të përdoret si precedent. qik
Shtuar më 14/02/2006, ora 12:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori