Server: SHBA dhe Evropa duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës
Albeu.com
Ministrja Tërmkolli në Vashington bëri një prezantim të gjendjes aktuale në Kosovë dhe tha se bisedimet shtesë për statusin e Kosovës kanë krijuar një shqetësim dhe konfuzitet të qytetarëve të Kosovës për të ardhmen e tyre.Ministrja e Shërbimeve Publike, Melihate Tërmkolli u prit në Vashington nga drejtori ekzekutiv i Institutit Amerikan të Paqës, Daniel Server. Ministrja Tërmkolli përpara udhëheqësve të këtij instituti bëri një prezantim të gjendjes aktuale në Kosovë dhe tha se bisedimet shtesë për statusin e Kosovës kanë krijuar një shqetësim dhe konfuzitet të qytetarëve të Kosovës për të ardhmen e tyre.
Ministrja Tërmkolli tha se në rast të shtyrjes së mëtutjeshme situata mund të dalë jashtë kontrollit që do të pasonte me reagim të fuqishëm të qytetarëve. Ajo shtoi se nuk mund te sakrifikohet pavarësia për hir të jounitetit evropian. “Bashkësia ndërkombëtare duhet të demonstrojë demokracinë e jashtme me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Pranimi i planit Ahtisari për Kosovën është tejkalim i gjithë kompromiseve që ka bërë Kosova", deklaroi Termkolli.
Daniel Server nga ana e tij , tha se është e rëndësishme që Kosova ta menaxhojë vetë procesin dhe shtoi se SHBA-të dhe Evropa duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës. Ai tha se nuk beson qe çështja e statusit mund të kalojë përmes Këshillit të Sigurimit për shkak të vetos së Rusisë, por shtoi se pavarësinë e Kosovës duhej ta njihte vetë Serbia.
Shtuar më 24/09/2007, ora 11:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori