Server: Serbia, e detyruar te zbatoje vendimin e GJND-se
Albeu.com
Serbia është e detyruar moralisht të respektojë opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, pasi e kërkoi vetë atë. Kështu është shprehur eksperti i çështjeve të Ballkanit Daniel Server në një intervistë për VOA duke analizuar vendimin e GJND-së për pavarësinë e Kosovës."Serbia e kërkoi vetë opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kështu që është edhe më e detyruar që ta respektojë, sesa Prishtina që nuk e kërkoi atë. Është vërtet vetëm opinion, por moralisht krijon detyrim derisa e kërkuan vetë. Nuk e kam parë ende këtë vullnet të mirë nga Beogradi" theksoi Server.

Sipas tij opinioni i Gjykatës eliminon një pengesë për të ecur përpara duke shtuar se gjërat do të ecin dhe Beogradi dhe Prishtina do të ulen dhe të diskutojnë çështjet e shumta praktike që duhet të zgjidhen mes tyre.
"Ka ardhur koha që Beogradi të pranojë atë që është e qartë për pjesën tjetër të botës. Dhe do të jetë e qartë se çfarë mendon pjesa tjetër e botës kur të ketë më shumë njohje. Mendoj se ajo që realizon dhënia e opinionit është zhvendosja e vëmendjes nga gjykata tek njohjet. Do të jetë interesante të shohim a do të jetë në gjendje Kosova të sigurojë njohjen e mbi 100 vendesh, një shifër që përbën në një farë mënyre kufirin e nevojshëm" theksoi më tej Server.
Shtuar më 30/07/2010, ora 01:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori