Server rikujton sfidat qe e presin Kosoven
Albeu.com
Analisti i njohur amerikan i çështjeve ndërkombëtare dhe drejtor i Institutit për Paqe, Daniel Server, në një intervistë që i dha RTV21 të Prishtinës, ndër të tjera ka thënë se "për zhvillimin e Kosovës lipset një koordinim i aksioneve nga vendasit dhe ndërkombëtarët".
“Kosova para vetes vazhdon të ketë sfida të mëdha. Sfidën e njohjeve të mëtejshme, njohjeve diplomatike, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike jo vetëm me vendet që ishte lehtë. Unë nuk do të ndalesha për derisa Kosova të vendosë marrëdhëniet diplomatike me Serbinë. Kosovës i duhen marrëdhënie më të mira dhe më të forta me fqiun e saj më të madh dhe më të rëndësishëm. Dëshiroj ta shoh Kosovën edhe më të përparuar, veriun shumë më të integruar në strukturat qeverisëse kosovare, dëshiroj të shoh më shumë ndërkombëtarë të largohen nga Kosova dhe kalim të përgjegjësive tek kosovarët, dëshiroj ta shoh komunitetin serb të Kosovës edhe më të integruar, edhe pse është qetësuar mjaft, por edhe më tej.
Edhe pse nuk e kam parë në tërësi planin për integrimin e veriut të Kosovës, unë mbështes dhe përkrahu çdo iniciativë që është kundër ndarjes së Kosovës përmes lumit Ibër. Unë kam shumë besim te Pieter Feith, i cili s’do mend se këtë është duke e trajtuar siç duhet. Sipas mendimit tim Qeveria e Kosovës, BE dhe prezenca ndërkombëtare në Kosovë do të duhej të koordinojnë veprimet dhe të kenë qasje të përbashkët praktike ndaj integrimit të veriut të Kosovës”, ka thënë Server.
Në pyetjen se a mendon se çështja e integrimit është duke u trajtuar si duhet, Server ka thënë se edhe pse ajo që është bërë gjatë dy vjetëve të kaluara nuk është e tëra perfekte, mendoj se gjerat kanë rrjedhën e tyre normale dhe janë në rrugë të drejtë. Por medoemos duhet ruajtur momenti dhe vazhduar më tej duke përgatitur me kujdes për periudhën e pas deklarimit të Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës duke e përfituar dhe plasuar në veprim mendimin e kësaj gjykate. Pavarësisht se çfarë do të jetë dhe çfarë do të thotë vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare Kosova duhet të jetë e gatshme për të vazhduar më tej procesin e njohjes diplomatike. Dua të shoh njëqind njohje të pavarësisë, dua të shoh marrëdhënie më të mira me Serbinë dhe vetë serbët në veri të Kosovës, edhe pse jam i vetëdijshëm se janë punë mjaft të vështira dhe nuk është lehtë të bëhen. Në fund të fundit edhe po qe se janë bërë ca gabime gjatë këtij rrugëtimi dyvjeçar, nuk është fundi i botës, por tani është me rëndësi që të vazhdohet më tutje duke iu qasur arritjes së qëllimeve të duhura bazuar në përgjegjësitë dhe autorizimet e tyre intitucionet të veprojnë në mënyrë proaktive drejt këtyre qëllimeve, gjithnjë me kujdes në zbatimin e mirëfilltë ku gjithsesi është bërë një progres", ka thënë Daniel Server në intervistën dhënë RTV21.
Shtuar më 22/02/2010, ora 17:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori