Server: Pavarësia e Kosovës me ndërmjetësimin e SHBA-ve dhe Perëndimit
Albeu.com
Analisti Daniel Server nga Instituti për Paqe në Uashington është i mendimit se pavarësia e Kosovës do të ndodhë pas periudhës tranzitore 120 ditëshe që do të fillojë pas 10 dhjetorit.Sipas tij, kjo do të ndodhë në koordinim dhe me dirigjim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve kryesore evropiane e në mënyrë të njëanshme. Ai shtoi se nuk mund të lëvizet shumë larg nga plani i Marti Ahtisarit. Ndërkaq në lidhje me negociatat shtesë ndërmjet Kosovës e Serbisë Server nuk pret shumë nga këto bisedime, ndonëse siç shprehet, do të dëshironte "që ky qëndrim të tregohej i gabuar".
Shtuar më 17/09/2007, ora 15:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori