Drejtori i Institutit për Paqe i SHBA-ve me seli në Uashington, Daniel Server ka vlerësuar se kushtet për vendosjen e misionit të EULEX-it në Kosovë paraqesin baza për ndarjen e Kosovës.
“Propozimi serb nuk është për status neutral, por përpiqet që të krijojë bazë për ndarjen e Kosovës dhe për kufizimin e mëtejmë të ushtrimit të sovranitetit të Prishtinës”, ka thënë Server.
Ai ka thënë se Bashkimi Evropian dhe SHBA-të nuk do të duhej të bëjnë presione shtesë ndaj Prishtinës për të pranuar kushtet serbe për vendosjen e misionit të BE-së.
Shtuar më 15/11/2008,
ora 17:16