Server: Bisedimet per statusin do fillojne edhe nese Aide vlereson se standardet s'jane permbushur deri ne fund
Albeu.com
Eksperti amerikan per ceshtjen e Kosoves Daniel Server beson se bisedimet per statusin e Kosoves do te fillojne edhe nese Kai Aide vlereson se standardet nuk jane permbushur deri ne fund.Server ne nje interviste per BBC-ne ve re se Beogradi synon ndarjen terriortiale te serbeve ne Kosove. "Kujtoj se pas insistimit per decentralizim ne te vertete fshihet deshira per ndarjen territoriale te serbeve ne Kosove. Ne te njejten kohe, bashkesia nderkombetare nuk ka treguar vullnet qe te pengoje ndarjen ekzistuese ne te cilen UNMIK-u kontrollon territorin ne jug nga lumi Iber, ndersa Beogradi territorin ne veri te lumit qe ndan Mitrovicen".

Server paralajmeron se nese bashkesia nderkombetare nuk eshte e gatshme qe te zgjidhe kete ndarje tani, nuk sheh asnje arsye se do te ishte e gatshme t'a beje kete ne te ardhmen. Po ashtu analisti amerikan ka hedhur poshte spekulimet per destabilizimin politik te Kosoves dhe luften per pushtet para fillimit te bisedimeve, pasi President Ibrahim Rugova beri te ditur se vuan nga kanceri. QIK
Shtuar më 08/09/2005, ora 17:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori