Serjani: Listes se padive i shtohet edhe Prifti
Albeu.com
Zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës, Florjan Serjani ka deklaruar sot se listës së padive të bëra në adresë të përfaqësuesve të mazhorancës do t'i shtohet dhe ajo e ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti.
Deklarata e tij u bë para Prokurorisë së Tiranës ku Serjani theksoi se ka paraqitur në Prokurorinë e rrethit Tiranë listën e padive për të gjithë përfaqësuesit e maxhorancës të cilët kanë akuzuar padrejtësisht kreun e Bashkisë së Tiranës Edi Rama. Serjani duke i bërë thirrje prokurorëe të zbardhin të vërtetën theksoi se qytetarët duhet të dinë të vertetën për çdo funskionar.

Fillimisht ishte Partia Socialiste ajo që deklaroi se do të bënte padi për deklaratat e ministrit Prifti, i cili akuzoi kreun e PS-së për përdorim droge dhe korrupsion.
Shtuar më 21/07/2010, ora 12:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori