Sërish rritje, këto janë të dhënat e fundit nga viktimat e COVID-19 në 24 orët e fundit
Italia ka pësuar një rritje në bilancin ditor nga
koronavirusi. Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 534 viktima, 80 më shumë se dje ku u shënuan 454.
Italia kishte 3 ditë që nuk e kalonte shifrën 500 në bilancin ditor për viktimat nga
koronavirusi. Por pavarësisht kësaj rritjeje, duket se vendi fqinj e ka kaluar më të keqen e kësaj pandemie, e cila i ka marrë
jetën 24,648 italianëve.
Një rritje e lehtë vëzhgohet edhe në numrin e rasteve të reja. Në 24 orët e fundit janë shënuar 2,729, rreth 500
raste më shumë se dje.
Që nga shpërthimi i koronavirusit, në Itali janë regjistruar 183,957
raste infektimi. Mbi 51 mijë persona në vendin fqinj kanë arritur ta mposhtin COVID-19. Mbi 107 mijë
raste janë ende aktive në vend, ndërsa 2,471 persona ndodhen në gjendje të rëndë për
jetën.
Pavarësisht shifrave ende të larta, Italia është e vendosur të kalojë në fazën e dytë të pandemisë koronavirus. Kryeministri, Giuseppe Conte prezantoi në parlament masat e reja sa i përket frenimit të pandemisë.
“Qeveria ka përgatitur një strategji me pesë pika, sa i përket përgjigjes shëndetësore. E para është respektimi i distancimit social, përdorimi i pajisjeve mbrojtëse individuale deri në gjetjen e një terapie apo vaksine”, tha ai.
Më shumë se 2,5 milionë njerëz nga e gjithë bota janë prekur nga
koronavirusi, ndërsa mbi 174 mijë persona kanë humbur
jetën.
Shtuar më 21/04/2020,
ora 19:18