Sërish dhunë ndaj bluzave të bardha, në kërkim një 55 vjeçar
Një shtetas është shpallur në kërkim, pasi ka dhunuar një infermier në Fier, për shkaqe që ende nuk janë zbardhur. Ngjarja në fjalë ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa 55 vjeçari ka goditur me grushte infermierin 23 vjeç.

Policia e Fierit ka nisur procedim penal ndaj një shtetasi, i cili është shpallur në kërkim, pasi ka goditur me grushta infermierin e qendrës shëndetësore.

Në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet F.O, 55 vjeç, pasi dje rreth orës 10:00, në lagjen “Liri Gero” Fier, në ambientet e qendrës shëndetësore Nr.1, ka goditur me grushta shtetasin O.Sh, 23 vjeç, banues në fshatin Pluk, Fier, me detyrë infermier i qendrës shëndetësore.

Lidhur me këtë rast, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore, ose një shërbim publik”. /albeu.com/

Shtuar më 03/11/2015, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori