Sërish dhunë brutale në burgjet greke, e pëson shqiptari
Shqiptarët përveçse po rrinë të mbyllur në burgjet greke çdo ditë e më shumë po rrezikojnëjetën e tyre. Janë të shumtë ata që vrien brutalisht ndërsa askush nuk po jep llogari. Ndërkaqsëfundmi vjen edhe një ngjarje e rëndë ku e ka pësuar sërish një i burgosur shqiptar.

Një i burgosur shqiptar dhe një grek kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një përleshje në burgun e Korydallos në Athinë.

Siç shkruajnë mediat e shtetit helen, të plagosur kanë mbetur një shqiptar 27-vjeçar i cili ndodhej në burg pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe një grek 33-vjeç i cili ishte burgosur për vjedhje.

Mësohet se dy të burgosurit janë fshikulluar me kabllo elektrike nga një grup tjetër të burgosurish për motive që nuk bëhen ende të ditura. Aktualisht të rinjtë janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Vetëm në muajt e fundit, në burgun e Korydallos janë regjistruar rreth 20 episode të ngjashme.
Shtuar më 11/04/2019, ora 18:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori