Sërish "Blue Panorama!" Avioni bën ulje të detyruar gjatë fluturimit (FOTO LAJM)

Avioni Blue Panorama i linjës Bergamo-Tiranë, ka bërë mesditën e sotme uljedetyruar.

Avioni u nis nga Bergamo në orën 2:15 me drejtim Tiranën, por pasi ka fluturuar për disa milje duke qenë në mes të Adiatikut është detyruar të kthehet djathtas duke bërë ulje emegjence në Ankona.

"Tema" raporton shkak për këtë uljedetyruar është bërë një pasagjer që kishte probleme shëndetësore, megjithatë deri më tani nuk kemi asnjë informacion zyrtar nga kompania se çfarë ka ndodhur.

Udhëtarët gjenden tashmë në Ankona ndërkohë që duhej të kishiin zbritur në Tiranë.

"Blue Panorama" ka patur vazhdimisht probleme me udhëtimet e saj nga Shqipëria për në Itali dhe anasjelltas ku sëfundmi njëri prej avioneve për pak sa nuk shkaktoi tragjedi për shkak të tymit që përfshiu kabinën.

Kompania është mbrojtur vazhdimisht nga Autoriteti i Aviacionit Civil, i cili është rreshtuar kundër interesit të udhëtarëve sa herë që ka patur problematika të tilla. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2019, ora 15:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori