Serbise duhet rikujtuar se nuk do te kete ndarje te Kosoves
Albeu.com
Sipas "Koha Ditore" në këtë dokument thuhet edhe se Serbisë duhet rikujtuar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe se ajo ka hisen e saj të përgjegjësisë për të penduar një rrjedhë të tillë të ngjarjeve.Një projektrezolutë e Komisionit për Punë të Jashtme e Parlamentit Evropian, e cila pritet të hidhet në votim për miratim, tërheq vërejtjen se mungesa e shtrirjes së plotë të EULEX-it në Kosovë, mund të ketë për pasojë ndarjen e veriut të saj, shkruan në numrin e sotëm gazeta “Koha Ditore”.
Sipas kësaj të përditshmeje - në këtë dokument thuhet edhe se Serbisë duhet rikujtuar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe se ajo ka hisen e saj të përgjegjësisë për të penduar një rrjedhë të tillë të ngjarjeve.

Andaj, parlamentarët evropianë hartues të kësaj projektrezolute, kërkojnë që Parlamenti Evropian të thonë njëzëri që EULEX-i të shtrihet në tërë territorin e Kosovës si masë parandaluese.

Kjo projektrezolutë është hedhur për diskutim të mërkurën në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Ndërsa ajo pritet të vazhdojë me procedurat e rregullta të këtij institucioni për t’u hedhur sa më parë në votim. /Telegrafi/
Shtuar më 23/10/2008, ora 21:13
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori