Serbia vazhdon të kërcënojë Kosovën dhe serbët kosovarë
Albeu.com
Qeveria e Beogradit i është drejtuar Këshullit të Sigurimit me pohimin se “është kërcëuar tërësia territoriale e Serbisë” , pas deklarimit të zyrarit amerikan mbi gatishmërinë për njohjen e Kosovës. "Me këtë, SHBA-të në mënyrë më të ashpër e shkelin rezolutën 1244 dhe Kartën e OKB-së”, ankohet kryeministri serb Koshtunica. Në anën tjetër, anëtari i ekipit negociator serb, kosovari Marko Jashiq po sot ka deklaruar nëse shpallet pavarësia e Kosovës, kjo do të thoshte se më nuk do të jetë valide marrëveshja e Kumanovës dhe se do të hapej mundësia për kthimin e forcave serbe në Kosovë.
“Menjëherë anulohet marrëveshja e Kumanovës dhe Serbisë i krijohet mundësia që të dërgojë forcat ushtarake dhe policore në Kosovë” tha ai .
Jakshiq po ashtu konfirmoi qëndrimin se serbët kosovarë nuk guxojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e Kosovës sepse kjo do të thoshte “legalizim i krijimit të edhe një shteti shqiptar në Ballkan”. “Ne e kemi shtetin tonë-Serbinë, dhe serbët e Kosovës duhet të sillen n ashtu siç u thotë Beogradi zyrtar”, tha ai. RTK
Shtuar më 08/09/2007, ora 20:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori