Serbia: Rruga e Kosovës për në Evropë kalon përmes Serbisë
Albeu.com
Statusi i tanishëm i Kosovës është i përkohshëm dhe rruga e Kosovës për në Evropë kalon përmes Serbisë. Kështu ka deklaruar për BBC-në Sekretari i shtetit në Ministrinë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç.Ai shtoi se “Unë mendoj se cështja e statusit do të hapet sërish. Jam shumë i sigurt se pastaj statusi do të zgjidhej përfundimisht. Kjo që kemi tani nuk është zgjidhje e përhershme por e përkohshme, apo e ashtuquajtur zgjidhje kalimtare që do të shërbejë për këtë moment. Ne nuk pajtohemi me këtë por duket sikur shqiptarët e Kosovës janë të kënaqur me këtë”.

Pavarësisht se Prishtina zyrtare i konsideron bisedimet e statusit si të përfunduara, Ivanoviç shprehet se ndoshta për momentin nuk mund të hapet për bisedime cështja e statusit të Kosovës, por në një periudhë të caktuar ajo sërish do të mbledhë në tryezë shqiptarët dhe serbët. “I takon kryeadministratorit të Kosovës, Lamberto Zannier, që të gjejë momentin dhe modalitetet se si t'i përfshijë në bisedimet e përbashkëta edhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. Çfarëdo marrëveshjeje që eventualisht mund të arrijë UNMIK-u me përfaqësuesit serbë, ajo do të kalojë përmes konsultimeve ose në pajtim me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës”, vijoi Ivanoviç.
Shtuar më 15/09/2008, ora 17:03
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori