Serbia refuzon Samitin e Kroacise, shkak Kosova
Albeu.com
Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Samitin e Kroacisë, në Dubrovnik, për shkak se siç ka shpjeguar ai, “Kroacia nuk e ka respektuar marrëveshjen për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Serbisë dhe atyre të Kosovës”.“Me organizatorët e Samitit të Kroacisë është bërë një marrëveshje precize rreth formatit të pjesëmarrjes së delegacionit të Serbisë dhe përfaqësuesve të institucioneve të përkohshme të Kosovës. Pala kroate, në momentin e fundit e ka shkelur këtë marrëveshje dhe nuk kemi pasur zgjidhje tjetër pot të anulojmë pjesëmarrjen tonë në Dubrovnik”, ka thënë Jeremiç për mediat serbe. Nga ana tjetër,televizioni kroat ka bërë të ditur se, delegacioni serb nuk do të marrë pjesë në Samitin e Kroacisë sepse Jeremiçit nuk i është mundësuar të flas në hapjen e këtij takimi. Nga Kosova në këtë samit do të marrin pjesë kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, dhe shefi i diplomacisë, Skender Hyseni.
Shtuar më 10/07/2009, ora 16:09
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori