Serbia: Pjese e krimit me te tmerrshem te luftes
Albeu.com
Të gjithë oficerët që e udhëhoqën Brigadën e Visegradit ishin të pensionuar, apo ishin ende pjesë e Armatës së Serbisë. Dhe, kjo është ajo që përsëritej: Serbia nuk është në luftë, por oficerët e saj janë, edhe qytetarët e saj, po ashtu.“Me rëndësi është ajo që Milan dhe Sredoje Lukic nuk u gjykuan për përgjegjësi komanduese, ata janë ekzekutues të drejtpërdrejtë të kërkimit më të tmerrshëm të luftës”, thotë për e-Novine, me rastin e shqiptim it të dënimit ndaj Milan Lukic (burg të përjetshëm) dhe Sredoje Lukic (30 vjet burg), Natasa Kandic, drejtoresha ekzekutive e Fondit për të Drejtën Humanitare.

“Bashkë me Milan Lukic ishin edhe individë tjerë, madje edhe disa gra; kohë pas kohe mbahej si serb, por kur duhej të lirohej nga burgu në Beograd ishte shtetas i një shteti tjetër. Në gjykimin për krime ndaj myslimanëve nga Sjeverin ne morëm konfirmimin se ai ishte pjesëtar i Armatës së rregullt të Republika Srpska (RS).

Pra, nuk ka bërë asnjë vepër për të cilën nuk është ditur, dhe për këtë kanë qenë të njoftuara edhe organet e RS edhe ato të Serbisë. Për çdo javë ishte në Beograd, dhe askush s’e kishte ndërmend ta arrestonte, sepse ishte pjesë e strategjisë që përmes dëbimit dhe vrasjeve të arrihej qëllimi – krijimi i shtetit serb. Dmth, edhe Serbia është e përfshirë, sepse të gjithë oficerët që e udhëhiqnin Brigadën e Visegradit ishin pensionist të këtushëm, ose ishin ende pjesë e Armatës së Serbisë.

Dhe, kjo është ajo që përsëritej: Serbia nuk është në luftë, por oficerët e saj janë, edhe qytetarët e saj, po ashtu. Për më tepër, oficerët dhe policët që luftonin madje refuzuan që t’ju ndihmonin atyre që i kishin ikur djegies. Në atë polici sigurisht se kishte edhe të atillë që erdhën nga Serbia”, pohon Natasa Kandic. Ajo thekson se “meqenëse nuk ka dënim më të gjatë kohor, kur bëhet fjalë për Milan Lukic, atëherë mund të thuhet se drejtësia është përmbushur”.

“Por, kur bëhet fjalë për Sredoje Lukic, është e qartë që gjykatësit dëshiruan të bënin dallim mes Milan Lukic dhe të gjithë të tjerëve, që gjithashtu ishin ekzekutues të krimeve të tmerrshme të luftës. Në bazë të arsyetimit, përshtypja ime është se Milan Lukic është ekzekutori i krimit më të tmerrshëm të luftës që mund ta bëjë një njeri”, nënvizon Kandic.

Ajo përkujton se, edhe para fillimit të gjykimit të Lukicëve dihej se ata e kishin organizuar rrëmbimin e myslimanëve në Sjeverin.
“Ky gjykim do të duhej ta zgjonte Prokurorinë e RS, sepse atje të pafshehur jetojnë shumë njerëz që ishin pjesë e grupit të Milan Lukic. Siç është, ta zëmë, Oliver Krsmanovic, i cili deri tani nuk është shfaqur para gjyqit, edhe pse emri i tij ishte përmendur shpesh nëpër gjykime. Aty janë edhe një numër i atyre që morën pjesë në rrëmbimin e udhëtarëve nga treni afër Sjeverin, dhe nga autobusi në fshatin Mioce.

Aktgjykimi hapë edhe pyetjen se çfarë do të bëjë Visegradi pas tij, pas gjykimit dhe dëshmive të dëshmitarëve, dhe pas të dhënave që i dha një serbe. Askush nuk ishte ankuar, edhe pse të gjithë e panë sesi Lukic i trajnonte fëmijët që t’i shitojnë në myslimanë, dhe e panë zjarrin që po i digjte shtëpitë bashkë me njerëzit brenda tyre, në rrugën Pionirska”, deklaroi Natasa Kandic.

Fatkeqësisht serbe

Gruaja nga Zvorniku, e cila si dëshmitare e mbrojtur dëshmoi kundër Lukic, deklaroi se “fatkeqësisht” ishte serbe. “Tha se një ditë e kishte parë se Milan Lukic dhe një njeri që i ishte prezantuar si një student nda Novi Sadi, me thika po e prisnin një njeri. Tregoi se e kishte parë Milan Lukicin, që pas vetes i kishte marrë edhe fëmijët e armatosur, edhe atëherë kur mbi urën e Drinës ai dhe Mitar Vasiljevic e kishin vrarë Medo Mulahasicin, ndërkohë që paraprakisht iu kishin treguar fëmijëve se si duhet gjuajtur me armë”, përkujtoi Kandic. (express)
Shtuar më 23/07/2009, ora 17:15
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori