Serbia pershendet vendimin per Haradinajn
Albeu.com
Zëvendësprokurori i Serbisë për krime të luftës, Bruno Vekariq, e ka përshëndetur vendimin e Dhomës së Apelit në Tribunalin e Hagës, për rigjykimin e pjesërishëm të Ramush Haradinajt, Lah Brahimajt dhe Idriz Balajt.
Vekariq ka vlerësuar se ky vendim paraqet “fitore të madhe për kryeprokurorin Serge Brammertz dhe ekipin e tij, në luftën e tyre për të drejtat e viktimave”.

Beogradi shpeshherë e ka akuzuar Gjykatën e Hagës për njëanshmëri, pasi pjesa më e madhe e të akuzuarve të Tribunalit ishin serbë.

Raportohet se vendimi për rigjykim të pjesërishëm është i pari i këtij lloji në veprimtarinë 17 vjeçare të Tribunalit të Hagës. (rel)
Shtuar më 21/07/2010, ora 17:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori