Serbia organizon zgjedhje vendore ne dy komuna te Kosoves
Albeu.com
Serbia po mban sot zgjedhjet e jashtëzakonshme për pushtetin lokal në dy komuna të Kosovës, në Prishtinë dhe në Pejë. Qeveria e Kosovës i cilëson këto si veprime paralele të pavlefshme, por përjashton mundësinë e përdorimit të forcës për t'i penguar ato.
Burime serbe nga Kosova raportojnë se në Graçanicë dhe në Gorazhdevc, janë hapur vendvotimet për, siç thuhet, zgjedhjet lokale të serbëve për komunat Prishtinë dhe Pejë.

Analistët ndërkaq e konsiderojnë këtë si një ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës dhe kërkojnë që institucionet shtetërore të vendit të reagojnë ndaj veprimeve të Serbisë.
Shtuar më 16/08/2009, ora 18:10
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori