Serbia nuk pret rezolute te re per Kosoven
Albeu.com
Një rezolutë e re e Këshillit të Sigurimit të KS të KB dhe negociatat mbi Kosovën në bazë të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë zor të realizohen, sikundër edhe ndarja e Kosovës, meqë këto i kundërshton ...... shumica e vendeve me ndikim të botës, vlerësojnë mediat e Beogradit, duke iu referuar diplomatëve ndërkombëtar e evropianë në Bruksel, në prag të debatit të sotshëm për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të KB.
Por, diplomatët theksojnë se “dialogu teknik “ ndërmjet Prishtinës e Beogradit do të mund të përshpejtonte përfshirjen e Serbisë në radhët e Bashkimit Europian, sado që mbështetësit kryesorë të pavarësisë së Kosovës kërkojnë nga Beogradi, në momentin e anëtarësimit në BE, të pranojë “realitetin e ekzistimit të pavarësisë së Kosovës”.
Në Be mbizotëron qëndrimi që politika neutrale statusore karshi Kosovës përmes veprimit të EULEX-it dhe mekanizmit të posaçëm të Procesit të Stabilizim Asociimit të Prishtinës me BE-në duhet edhe më tutje të mbesin bazë e politikës së Brukselit.

Sipas asaj që raporton sot Beta, burimet e Brukselit përmendin si një nga zgjidhjet “që do të çonte nga stabilizimi” mund të ishte autonomia e vërtetë për serbët në veri të Kosovës, por edhe një status shumë më i sigurt për serbët nëpër enklava, porse për këtë vendimtare do të jetë politika e Beogradit.

Informatat nga KS i KB, sipas burimeve të Beta-s, flasin se “tutorët e pavarësisë së Kosovës” synojnë “ashpërsimin e qëndrimeve” para vendimit të GJND-së në Hagë, me qëndrimin kryesor se vendimi për shpalljen e pavarësisë është i pakthyeshëm.
Qarqet zyrtare të vendeve që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës përkujtojnë se shumë vende të rëndësishme në botë nuk e kanë njohur këtë akt meqë është shkelur e drejta ndërkombëtare dhe se shpallja e pavarësisë së saj “nuk ka sjellë stabilitet as në Kosovë, as në rajon”, citon Beta.
“Raportet me Serbinë vazhdojnë të jenë “thellësisht të ndërlikuar”, përmendet se konfliktet e armatosura të grupeve të shqiptarëve në Maqedoninë fqinje dhe vështirësitë qartësisht të mëdha të misionit të EULEX-it, krimi i organizuar dhe korrupsioni në të gjitha strukturat e pushtetit, krahas një situate dëshpëruese ekonomike e sociale në Kosovë, janë tregues kryesorë të problemit që ka prodhuar pavarësia e detyruar e autoriteteve shqiptare në Prishtinë”, thekson shkrimi i kësaj agjencie lajmesh të Beogradit.

“Sado që Kosova tani nuk është një krijesë e qëndrueshme në kuptimin shtetëror, konsiderohet se më së keqi është të jetë ‘konflikt i ngrirë’. Për këtë arsye “duhet të shërohen nga themeli strukturat e pushtetit dhe në këtë mënyrë të bëhet e mundur që edhe investuesit të kenë besim të angazhohen në Kosovë”, përfundon shkrimi. (koha)
Shtuar më 17/05/2010, ora 16:28
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori