Serbia nuk mund te ndihmohet ne kurriz te Kosoves
Pëlqej
Albeu.com
Refuzimi i Prishtinës për të pranuar planin gjashtëpikësh për rikonfigurimin e UNMIK-ut dhe vendosjen e misionit EULEX, nuk do t’i ndryshojë raportet e Prishtinës me Brukselin dhe New Yorkun, ka vlerësuar Azem Vllasi.
Vllasi, në një intervistë për gazetën “Dnevnik”, ka deklaruar se Prishtina e ka thënë fjalën e saj dhe ka shtuar se sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, duhet ta ketë parasysh faktin se Kosova është shtet i pavarur.

“Ne e kemi thënë fjalën tonë. Jemi shtet i pavarur dhe Ban Ki-Moon duhet ta ketë parasysh këtë gjë, mu sikur dhe faktin se Kosova nuk është ende shtet anëtar i OKB-së. EULEX-i është mision për Kosovën dhe jo për Serbinë”, ka thënë Vllasi.

Sipas tij, nëse Brukseli dhe New Yorku kanë probleme të caktuara me Beogradin zyrtar, atëherë ata duhet t’i zgjidhin ato. Mirëpo, Vllasi ka shtuar se nëse ata dëshirojnë t’i ndihmojnë Serbisë – këtë nuk mund ta bëjnë në kurriz të Kosovës.

Vllasi madje ka thënë se - vonesat në vendosjen e EULEX-it dhe shtrirjes së tij në tërë territorin e Kosovës, do t’ia bëjnë me dije Bashkimit Evropian se në çfarë situate të paqëndrueshme është futur, duke e lejuar shantazhimin e tij nga ana e Beogradit.
Shtuar më 19/11/2008, ora 17:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori