Serbia nuk ka ndryshuar qëndrim për EULEX
Albeu.com
Ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviç deklaroi sërish se Serbia nuk ka ndryshuar qëndrim për sa i përket vendosjes së misionit EULEX në Kosovë.Deklarata e ministrit serb nuk është tjetër veçse një deklaratë e përsëritur që vjen nga Serbia, mbase për të ushtruar presion.

Më tej, ai tha se ky mision mund të veprojë në Kosovë vetëm nëse kështu vendosin Kombet e Bashkuara, që kanë autorizim për një gjë të tillë, sipas Rezolutës 1244. Sipas Bogdanoviç, paralajmërimet për arritjen e një marrëveshjeje teknike në mes të EULEX-it dhe UNMIK-ut,janë tentim që misioni i EULEX-it të vendoset nën patronazhin e OKB-së.

Gjithashtu Bogdanoviç ka deklaruar se serbët do të kthehen në Shërbimin Policor të Kosovë, vetëm nëse vendosen nën komandën e UNMIK-ut.

“Për serbët në Kosovë është e papranueshme që të punojnë në SHPK nën komandë direkte të Prishtinës, pasi këtë e përjetojnë si njohje të pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar ndër të tjerash ministri serb.
Shtuar më 16/08/2008, ora 01:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori