Serbia nuk heq dorë nga Kosova
Albeu.com
Serbia duket se nuk do të heqë dorë nga planet e saj për Kosovën, të paktën politikisht. Një tjetër deklaratë, e radhës për serbët, sërish vihet theksi i mos heqjes dorë nga Kosova. Ministri Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac ka deklaruar për mediat serbe se nuk ka gjasa që Serbia të heqë dorë nga politika e saj shtetërore ndaj Kosovës, të bazuar në vendimet e përbërjes së mëparshme të Kuvendit.
"Nuk do të heqim dorë nga kjo politikë”, ka thënë Shutanovac për mediat serbe, për të shtuar se në planin ndërkombëtar këtë politikë e kanë promovuar presidenti serb, Boris Tadiç, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiç.

Ndërkaq i pyetur nëse si ministër i Mbrojtjes do të ishte takuar me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Shutanovac është përgjigjur negativisht.
Shtuar më 11/08/2008, ora 19:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori