Serbia ngre aktpadi ndaj 17 ish pjesetareve te UCK-se
Albeu.com
Prokuroria e Serbisë ka ngritur aktpadi kundër 17 ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët akuzohen për vrasje, përdhunim dhe tortura të civilëve serbë.Prokurorët pretendojnë se të dyshuarit kanë kryer mizori në qytetin e Gjilanit në Kosovën lindore pas luftës së viteve 1998-1999.

Nëntë prej tyre u arrestuan në dhjetor në rajonin e Luginës së Preshevës, ndërsa tetë të tjerët janë akuzuar në mungesë.

Ndërsa në lidhje me lirimin e ish-kryeministrit Çeku, Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, tha se "përbën një goditje të rëndë për drejtësinë ndërkombëtare." (rel)
Shtuar më 26/06/2009, ora 21:50
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori