Serbia ne ofensive diplomatike kunder Kosoves
Albeu.com
Ndalja e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, ndalja e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe tërheqja e vëmendjes së komunitetit ndërkombëtar për “shkeljet” e të drejtave të njeriut, janë “tri prioritetet diplomatike” të Beogradit ...... për Kosovën, thotë shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremic, i cili ka sqaruar “strukturën strategjike” të ofensivës diplomatike të Serbisë.
Duke u lavdëruar me "sukseset" e arritura, Jeremic i ka deklaruar gazetës Blic se në saje të ndërhyrjes së Beogradit, është penguar anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Sipas tij, po vjen një moment kritik dhe rritja presioneve që të vazhdohet me njohjen e pavarësisë pasi GJND të paraqesë verdiktin për Kosovën.
Pasi numëron "sukseset" që ka arritur diplomacia e tij, Jeremic megjithatë pranon edhe mossukseset që i ka pasur Serbia në terrenin e Kosovës, duke thënë se në dy vitet e fundit "asnjë institucion shtetëror (serb) nuk ka arritur që të bëhet i dukshëm në jug të Ibrit". (qik)
Shtuar më 18/02/2010, ora 19:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori