Serbia ne BE me 2017, por Kosova mbetet kusht
Albeu.com
Serbia do të mund të anëtarësohet në BE në fund të vitit 2017 dhe në fillim të vitit 2018 nëse gjërat do të shkojnë në drejtimin e duhur dhe nëse ajo do të rregullojë marrëdhëniet me Kosovën.
Deklarata është bërë nga një diplomat gjerman, i cili në një prononcim për mediat serbe ka preferuar të ruajë anonimatin.
“Serbia duhet të punojë për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe në rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella”, ka deklaruar diplomati.
Ai ka shtuar më tej se, nëse Serbia vazhdon me qëndrimin se Kosova është pjesë e saj, atëherë ajo nuk do të gëzojë mbështetjen e vendeve të BE-së për anëtarësimin.
Shtuar më 20/02/2010, ora 02:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori