Serbia mohon se deshiron ndarjen e Kosoves
Albeu.com
Serbia i ka mohuar raportet e shtypit në Kosovë se ka propozuar ndarjen e Kosovës si zgjidhje për mosmarrëveshjen ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. “Qeveria deri tani asnjëherë nuk e ka diskutuar mundësinë e ndarjes së Kosovës”, i tha zëdhënësi i qeverisë Milivoje Mihajlloviç agjencisë AFP.
“Këto janë spekulime nga pala shqiptare sepse negociatat janë të pashmangshme në mënyrë që të vendoset se si do të jetojmë në të ardhmen pa konflikte”, ka thënë Mihajlloviç.
Shtuar më 06/05/2010, ora 15:36
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori