Serbia kercenon se do te ndale bashkepunimin me EULEX-in
Albeu.com
Serbia kërcënoi se do të ndalë bashkëpunimin me misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX pasi autoritetet e BE-së nuk lejuan vizita të paplanifikuara nga ana e zyrtarëve serbë.
Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç i akuzoi zyrtarët e Bashkimit Evropian se mbajnë anën e shumicës shqiptare të Kosovës.

Vendimi i zyrtarëve të BE-së për të mos lejuar zyrtarët serbë në Kosovë i paraprin zgjedhjeve të së dielës të sponsorizuara nga Serbia në qytetin e Mitrovicës, qytet ky i ndarë mes serbëve dhe shqiptarëve.

Përfaqësuesit e BE dhe autoritetet e Kosovës thonë se nuk do ta njohin rezultatin e zgjedhjeve dhe se vetëm zgjedhje të organizuara nga qeveria e Kosovës janë të ligjshme.
Shtuar më 27/05/2010, ora 10:42
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori