Serbia kercenon Maqedonine per Kosoven
Albeu.com
Qeveria serbe, nga frika e njohjeve të reja të pavarësisë së Kosovës dhe nga mendimi që pritet të bëhet publik më 22 korrik nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, paralajmëron lobime për mbështetje nga ...... shtetet fqinje si Maqedonia, Bosnja dhe Kroacia në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB). Beogradi zyrtar ka bërë të ditur se çështjen e pavarësisë së Kosovës nga Gjykata e Hagës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku sërish do të propozojë një Rezolutë për anulimin e pavarësisë së shpallur nga Prishtina zyrtare dhe njohjeve të deritanishme. Me këtë rast, kërkohet nga fqinjët, pra edhe nga Maqedonia, të jenë të përmbajtur nëse nuk dëshirojnë të votojnë në favor të propozimit serb.
Analistja e politikës së jashtme, Adelina Marku, është e mendimit se Shkupi duhet t’i qëndrojë besnik fqinjësisë së mirë me Kosovën dhe të mos mbështesë kapriçiot e politikës së jashtme të Beogradit.
Nga ana tjetër, analisti i politikës ndërkombëtare, Mersel Bilalli, thotë se mendimi më tepër do të jetë i aspektit politik se sa juridiko-ndërkombëtarë dhe nuk do të favorizojë asnjë palë.
Ai tha se pret që të jetë një qëndrim që shumë vështirësi do të mund të interpretohet në një kahje apo tjetër, por se realisht do të jetë një qëndrim që do të afirmojë edhe njërën edhe tjetrën palë. “Vendimi për Kosovën do të jetë më tepër politik sesa juridiko-ndërkombëtar”, shtoi Bilallli.

Ai pohoi se angazhimet serbe për një transfer të rastit nga Haga në Asamblenë e përgjithshme të KB janë të kota, pasi që ata nuk marrin parasysh vendimet e gjykatave. (koha)
Shtuar më 16/07/2010, ora 22:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori