Serbia "i tregon rrugen" ambasadorit maqedonas
Albeu.com
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar dhe vepruar edhe me vendet e tjera, Serbia ka dëbuar ambasadorin e Maqedonisë në Beograd. Dëbimi erdhi vetëm një ditë, pasi Shkupi vendosi të njohë pavarësinë e Kosovës."U informuam se ambasadori ynë në Serbi u dëbua'', deklaroi Petar Culev, zëdhënës i Ministrisë maqedonase të Punëve të Jashtme.

Media serbe konfirmoi sot në Beograd se ambasadori maqedonas, Aleksandër Vasilevski, u thirr në Ministrinë serbe të Punëve të Jashtme. Ky vendim u mor pas kërkesës që i bëri dje Beogradi ambasadorit të Malit të Zi për t'u larguar nga Serbia, pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Podgorica.
Shtuar më 10/10/2008, ora 21:11
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori