Serbia i dorezon Hages ditaret e Mlladicit
Albeu.com
Serbia i ka dorëzuar Tribunalit të Hagës ditarët e ish-liderit të serbëve të bosnjes Ratko Mlladiç. Lajmi bëhet i ditur nga Prokuroria e Tribunalit të Hagës e cila theksoi se Serbia i ka dorëzuar ditarët e ish-liderit ushtarak të serbëve boshnjakë, Ratko Mlladiç.Ditarët e Mladiçit, do të përdoren si material dëshmues në gjykimin kundër liderit politik të serbëve boshnjakë, Radovan Karaxhiç.
Gjenerali i serbëve boshnjakë Ratko Mlladiç akuzohet nga gjykata e Hagës për krime kundër njerëzimit dhe genocid.
Shtuar më 19/05/2010, ora 16:47
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori