Serbia fton Ahtisarin që të bëjë përpjekje për vazhdimin e negociatave
Albeu.com
Qeveria e Serbisë i ka bërë thirrje kryenegociatorit ndërkombëtar Marti Ahtisarit që të bëjë përpjekje të nevojshme që bisedimet mbi statusin e ardhshëm të Kosovës të vazhdojnë dhe në harmoni me të drejtën ndërkombëtare të gjendet zgjidhje e drejtë për te.Duke reaguar ndaj deklaratës së fundit të Ahtisarit se zgjidhja nuk mund të arrihet me negociata, zëdhënësi i Qeverisë serbe Srgjan Gjuruiç ka vlerësuar se nga të gjitha deklaratat e deritashme të Ahtisarit kjo e fundit ndoshta vërtetë është më e çuditshme.
"Mandatin që e ka marrë Ahtisari nga KB përbëhet ekskluzivisht nga ajo që të mundësojë që të dy palet me anë të bisedimeve të gjejnë zgjidhje të pranueshme reciproke dhe kompromsie" ka rikujtuar Gjuriç. Ai ka thënë se Qeveria e Serbisë nga fillimi ka insistuar që të zhvillohen bisedimet e parreshtura dhe direkte me përfaqësuesit e bashkësisë shqiptare dhe se kompromisi e zgjidhja e drejtë historike është objektiv të cilin duhet ta synojmë të gjithë. "Autonomia esenciale, e mbështetur mbi parimet e qarta demokratike tani edhe me kushtetutë i është garantuar Kosovës. Pas shpalljes së kushtetutës së re është moment i duhur që Ahtisari në harmoni me mandatin e vetë të bëjë përpjekje të nevojshme për vazhdimin e bisedimeve dhe në mbështetje në të drejtën ndërkombëtare të gjendet zgjidhje e drejtë për krahinën" ka rekomanduar Gjuriq. Me rastin e vizitës në Finlandë, Ahtisari ka deklaruar se përpjekja e tij e fundit ndërmjetësuese - kërkimi i zgjidhjes së dakorduar për statusin e Kosovës – gjendet në vështirësi të ndjeshme dhe se dyshon në mundësinë e zgjidhjes së tillë pasi që pozicionet e palës serbe e shqiptare janë diametralisht të kundërta.
Shtuar më 12/10/2006, ora 12:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori