Serbia eshte mbushur me mend, kurre nuk do te luftoje
Albeu.com
Presidenti serb, Boris Tadic ka thënë se Serbia demokratike kurrë më nuk do të bëjë luftë dhe nuk do të rrezikojë qytetarët e vet, as të rajonit. Ai dëshiron marrëdhëniet më të mira të mundshme me shqiptarët, përkundër traumave nga e kaluara.Procesi rreth legalitetit të pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë është pjesë e procesit që do të çojë në negociata të vërteta për të gjetur zgjidhje kompromisi.

“Një gjë është e sigurt. Serbia demokratike kurrë më nuk do të bëjë luftë, nuk do të rrezikojë qytetarët e vet, as qytetarët e rajonit. Dëshirojmë marrëdhëniet më të mira të mundshme me shqiptarët, përkundër traumave nga e kaluara. Vetëm me një politikë të këtillë mund të jemi aktor i rëndësishëm rajonal”, ka thënë Tadic, në një intervistë për “Vecernje novosti”.

I pyetur rreth EULEX-it, shtirjen e të cilit në Kosovë e ka pranuar edhe Serbia, Tadic ka thënë se bëhet fjalë për një “institucion të ri”, të cilit duhet dhënë shansin.

“Procesi i bashkëpunimit tonë me EULEX-in po zhvillohet. Siç ka thënë zoti Kermabon, EULEX-i ka ekskluzivisht mision teknik, që do të thotë se nuk e zbaton Planin e Ahtisaarit”, ka thënë presidenti serb.
Ndërkaq, i pyetur nëse marrëdhëniet politike të Serbisë me disa shtete në rajon po shtendosen, pas përkeqësimit për shkak të njohjes së pavarësisë së Kosovës, presidenti Tadic ka thënë se “është në interesin e të gjithëve shtendosja e marrëdhënieve politike në Serbi, sepse pa neve nuk ka stabilitet në rajon”.

Ai ka paralajmëruar se Beogradi do të përpiqet të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e raporteve në rajon.

“Serbia do të reagojë me qëllime të mira, por me interesa të definuara qartë. Ka kaluar koha e vëllazërim – bashkimit, por ka ardhur koha e interesave të definuara. Për këtë arsye, bashkëpunimit rajonal do t’i japim një impuls plotësisht të ri”, ka thënë ai.
Shtuar më 30/04/2009, ora 20:45
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori