Serbia e perfshin Kosoven ne projektet statistikore
Albeu.com
Ministria e Ekonomisë dhe e Zhvillimit Rajonal të Serbisë, do të propozojë ndryshime në Ligjin mbi zhvillimin rajonal, sipas të cilit numri i rajoneve statistikore do të zvogëlohet nga shtatë, sa janë tash, në pesë, njofton agjencia serbe e lajmeve, Beta.
Sipas këtij burimi, në vend të katër rajoneve statistikore në Serbinë qendrore do të propozohen “dy të reja: rajoni statistikor Serbia Jugore dhe Lindore, dhe ai i Shumadisë dhe i Serbisë Perëndimore. Tri rajonet e tjera statistikore mbesin të paprekura dhe do të jenë Vojvodina, Beogradi dhe Kosova e Metohia”.
Shtuar më 03/02/2010, ora 23:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori