Serbia doli humbese ne Keshillin e Sigurimit
Albeu.com
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se thirrja e KS-së nga Serbia nuk është bërë për të prezantuar gjendjen reale në terren, por me qëllimin që të dërgojë mesazhe politike para vendimit të GJND-së se Kosova nuk është stabile.
Ai ka thënë se debati ka qenë një dështim i iniciativës serbe për arsye se edhe ato vende që nuk e kanë njohur Kosovën në një mënyrë e kanë dënuar incidentin, ashtu që, sipas tij, Serbia ka dalë humbëse në këtë mbledhje të Këshillit të Sigurimit.

Nga ana tjetër, Rexhepi ritheksoi edhe një herë përkushtimin e institucioneve për të vënë rendin dhe ligjin në pjesën veriore të Mitrovicës, ndërsa ka paralajmëruar se do të ketë shkarkime të oficerëve të policisë që nuk përfillin hierarkinë e institucioneve të Republikës së Kosovës. (rtv21)
Shtuar më 07/07/2010, ora 22:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori