Serbia do negociata me Kosoven per ndarje te saj
Albeu.com
Zyrtarët e shumë shteteve kanë apeluar tek autoritetet në Beograd e Prishtinë për të përmirësuar marrëdhëniet e ndërsjella, kurse analistë amerikanë kanë vlerësime të ndryshme lidhur me atë se çka do të mund të ishte objekt ...... dhe rezultat i këtyre bisedimeve, transmeton agjencia FoNet raportin e Zërit të Amerikës.

Profesori në Universitetin Nacional në Washington, Steven Mayer konsideron se Serbia është e interesuar për negociata me autoritetet në Prishtinë dhe kjo për arsye të ndarjes së Kosovës, derisa Daniel Serwer, nënkryetar i Institutit amerikan për paqe, thekon se ideja e tillë nuk ka përkrahje në Evropë dhe sidomos jo në SHBA.

Të dy këta analistë janë të bindur se nuk ka gjasa të bisedohet për çështjen e pavarësisë së Kosovës, përkatësisht për riintegrim me Serbinë.

Mayer mendon se Serbia është e interesuar për negociata me Kosovën, por që këto biseda nuk do të rezultonin me realizimin e qëllimeve të Beogradit. “Besoj se liderët e Serbisë sinqerisht dëshirojnë t’i vazhdojnë negociata, gjë që nuk është dëshirë vetëm e Tadiqit, por ishte edhe dëshirë e qeverisë së mëparshme”, ka thënë ai, duke shtuar se “çështja qëndron në atë se si të riaktivizohen ato negociata në mënyrë që të realizohen qëllimet”.

Ai nuk beson se do të mund të bisedohej për çështje e pavarësisë së Kosovës, por sipas tij, “ka shumë më shumë gjasa të negociohej për ndarjen e Kosovës, përkatësisht për riintegrimin (në Serbi) e territorit në veri të Ibrit”.

Mirëpo, analisti Serwer, në anën tjetër, është skeptik ndaj idesë për ndarjen e Kosovës,
pasi ai pohon se kjo ide “nuk do të ketë përkrahje në Unionin Evropian, e sidomos jo në SHBA", që e konsiderojnë Kosovën shtet sovran.

"Nuk besoj se do të jetë e lehtë për Beogradin dhe Prishtinën të arrijnë marrëveshje për ndarje territoriale. Serbët do të kërkojnë veriun e Kosovës dhe enklavat. Shqiptarët do të përgjigjen: 'Harroni enklavat dhe na jepni Preshevën', kurse Serbia këtë do ta refuzojë”, ka thënë Serwer.

Ai pohon se zgjidhja e çështjes së Kosovës ënjtë parakusht për anëtarësimin e Serbisë në BE, dhe si ka thënë, personalisht e mbështet idenë që Beogradi e Prishtina të fillojnë të bisedojnë për çështjet teknike, por si partnerë të barabartë.
Shtuar më 08/05/2010, ora 15:29
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori