Brad Pitt hodhi një kunjë Angelina Jolie dhe Jennifer Aniston ishte aty për ta duartrokitur! (VIDEO)

Le ta pranojmë që kryefjala e mediave dje ishin Brad Pitt dhe Jennifer Aniston.

Përpos takimit të tyre në prapaskenë dhe mënyrës sesi Brad e ndiqte Jennifer-in teksa fliste pas marrjes së çmimit në SAG Awards, ka akoma.

Gjatë fjalimit të tij pas marrjes së çmimit, Brad bëri një shaka të tipit “nuk shkon mirë me gruan”, dhe reagimi i Jennifer Aniston ishte i paparë.

Pitt po pranonte çmimin për Performancën më të shkëlqyer nga një Aktor Mashkull në një rol mbështetës për punën e tij në “Once upon a time in Hollywood” kur bëri shaka duke iu referuar karakterit të tij.

“Le të jemi të sinqertë, ishte një pjesë e vështirë. Djali që bëhet dru, heq këmishën e tij dhe nuk shkon mirë me gruan e tij. Ishte e madhe”.

Pasi audienca shpërtheu në të qeshura, kamera u fokusua në fytyrat e disa personave të famshëm, duke përfshirë John Lithgow, Tom Hanks, Rita Wilson dhe Jamie Foxx.

Jennifer Aniston ishte aty në këtë moment dhe të gjithë sytë ishin te ajo! Ajo u kap duke qeshur dhe duartrokitur me ish-in dhe kjo sigurisht që ishte një diss i madh për Jolie-n.


Shtuar 21.01.2020 08:12