Serbia do BE-ne, por jo NATO-n
Albeu.com
Sipas agjencisë TNS Medium Gallup, e cila anketoi 1,200 persona mes 28 janarit dhe 2 shkurtit, në zgjedhjet eventuale parlamentare në Serbi 30.6 përqind do të votonin për Partinë Demokratike (DS) dhe 29.9 për Partinë Përparimtare të Serbisë (SNS).
Ndërkaq, në referendumin eventual për anëtarësimin e Serbisë në BE, pozitivisht do të deklaroheshin 62 përqind e banorëve serbë, kundër do të ishin 20 përqind, ndërsa 16 përqind të pavendosur. Kundër hyrjes në NATO janë deklaruar 61 përqind e serbëve, pro 20 përqind, kurse 19 përqind të pavendosur.
Shtuar më 11/02/2010, ora 05:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori