Serbia dhe Maqedonia me standard me te ulet ne mesin e vendeve te ish-RSFJ-se
Albeu.com
Serbia ka standard më të ulët në krahasim me vendet tjera anëtare të ish-RSFJ-së, publikuan mediumet serbe. Sipas të dhënave të Eurostat-it, paga mesatare në Serbi në muajin dhjetor të vitit të kaluar ka arritur 36,789, gjegjësisht 367 euro.Në krahasim me çmimet mesatare në BE, çmimet në Serbi janë më të ulëta për 50,4 për qind.
Në Maqedoni paga mesatare është 330 euro, ndërsa çmimet janë për 61 për qind më të ulëta sesa mesatarja evropiane.

Ekspertët konsiderojnë se standardi i ulët është pasojë e dobësimit të valutës serbe. Vlera e dinarit prej fillimit të krizës ekonomike botërore është zvogëluar për 23 për qind.
Shtuar më 22/02/2010, ora 17:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori