Serbia dëbon ambasadorin malazez
Albeu.com
Partia radikale serbe kërkon sanksione kundër Podgoricës dhe Shkupit, ndërsa Partia Liberal Demokratike fton qeverinë të mos ndëshkojë fqinjët për njohjen e Kosovës.Qeveria e Serbisë sonte ka shpallur persona non grata ambasadoren malazeze në Beograd Anka Vojvodiq. Njoftoi kabineti i ministrit të Jashtëm të Serbisë Vuk Jeremiq duke reaguar ndaj vendimit të qeverisë malazeze për të njohur pavarësinë e Kosovës. Një gjë e tillë u paralajmërua edhe gjatë ditës nga ministri Jeremiq. "Ky do të jetë një nga hapat e paraparë të Planit Aksional të Qeverisë së Serbisë. Vlerësojmë se ky hap paraqet masë adekuate duke e marrë parasysh se vendet e rajonit kanë përgjegjësi për ruajtjen e paqes dhe stabiliteti në Ballkan", ka thënë Jeremiq.

Për njohjen e Kosovës nga Mali i Zi kanë reaguar edhe partitë serbe, të cilat janë të ndara rreth hapave që duhet të ndëmerr qeveria serbe si përgjigje ndaj njohjes të shtatetit të Kosovës nga Mali i Zi dhe paralajmërimit se një vendim të njejtë do të marr edhe qeveria maqedone.

Lideri i Partisë Liberaldemokratike Cedomir Jovanoviqftoi qeverinë që mos ndëshkojë Podgoricën dhe Shkupin për shkak të njohjes së Kosovës. Jovanoviq shton se problemet e trashëguara të Serbisë nuk mund të zgjidhen duke ndëshkuar fqinjët por duke biseduar me ta.
"Ato mund ti ndëshkojmë , por këtë nuk mund ta bëjmë edhe me shtetet tjera. Ajo që sot ndodh në Podgoricë dhe Shkup është vetëm edhe një konfirmim i gjendjes reale të cilën nuk mund ta ndryshojë as rezoluta e cila ishte miratuar në Kombet e Bashkuara", deklaroi Jovanoviq.

Ndërsa Dragan Todoroviq nga Partia Radikale serbe kërkon masa të ashpra kundër fqinjëve për cënimin e integritetit të Serbisë.
"Kjo nuk ka të bëjë vetëm më Maqedoninë dhe Malin e Zi, por edhe me të gjitha vendet tjera që kanë njohur pavarësinë e Kosovës", shtoi Todoroviq.

Deputeti i Partisë demokratike Nada Kollunxhia duke komentuar njohjen e Kosovës nga fqinjët e parë tha se ato kanë përgjegjesi të posacme për ruajten e stabilitetit në rajon.
"Nëse marrin vendime që cënojnë stabilitetin duhet edhe të bartin përgjegjësinë për këtë.Cësthja e zgjidhjes së statusit të Kosovës përmes marrëveshjes dypalëshe është mënyra e vetme për ruajtjen e stabilitetin në rajon", theksoi Kollunxhia. (alsat-m)
Shtuar më 10/10/2008, ora 03:44
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori