Serbia çmendet nga heqja e kufirit shqiptaro-shqiptar
Pëlqej
Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë sot se deklarata e kryeministrit Ramush Haradinaj se prej Vitit të Ri nuk do të ketë kufi fizik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, “është vazhdim i sulmeve dhe fyerjeve në kurriz të Serbisë dhe lidershipit të saj”, dhe i cili, tha ai, filloi kur presidenti Aleksandar Vuçiç “u përpoq të gjejë një zgjidhje kompromisi për Kosovën”.

Për Federica Mogherinin, Maja Koçijançiqin, dhe "të gjithë të tjerët në BE", Gjuriq ka pasur një pyetje - nëse dhe si për do t’iu përgjigjen kërcënimeve nga Prishtina, të cilat sipas tij, janë "një sfidë për paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të Evropës".

Gjuriq në një konferencë të jashtëzakonshme për media në Beograd tha se Haradinaj ka deklaruar se pas Vitit të Ri nuk do të ketë më pengesa fizike në kufirin Kosovë-Shqipëri, dhe as prani të kontrollit.

"Në prag të vitit të ri ata planifikojnë të heqin kufirin - për ne në mes të Serbisë, për ta - në mes të një Kosove të pavarur - dhe Shqipërisë", ka thënë Gjuriq.

Ai thotë se “sulmet intensive filluan në momentin kur Serbia vendosi që për Kosovën të gjendet një zgjidhje kompromisi që do të ishte në interesin e të gjithëve dhe përfundimisht të përcaktohej kufiri.
Shtuar më 20/09/2018, ora 15:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori