Serbi-Shqipëri, ja ironia e radhës nga Braçe
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe është ndalur në ndeshjen e shumëpritur Serbi-Shqipëri.

"Eshtë e tepërt kjo që po ndodh në Beograd; Ekipi Kombëtar i Shqipërisë shoqërohet nga forca speciale të armatosura rëndë!! Nuk kanë frikë nga ne!!

Kanë frikë nga gangsterët e tyre që shpesh janë mu brënda stadiumeve!! Kanë frikë nga pasojat prej veprimeve të tyre!!
Por sërish nuk është as faji i gangsterëve;

Eshtë faji i një politike që po jep shpirt, dalë nga dalë, por shumë shumë ngadalë. Serbia nuk po del dot nga e shkuara e saj dhe gangsterët e stadiumeve kanë ku të frymëzohen!! Eeeeej,
Eshtë shekull tjetër, jemi mu në mes të Evropës, mos kini frikë nga vetja, është thjesht ndeshje futbolli!!

Aaaaaa po, Sokol Kushta është sërish aty!! A e mbani mënd?", shkruan ai. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2014, ora 13:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori