Serbi-Shqipëri, Dade: Ministria e Jashtme të informojë Kuvendin
Pas ngjarjeve në ndeshjen Serbi-Shqipëri, Arta Dade ka kërkuar që Ministria e Jashtme të informojë Kuvendin. Ky qëndrim i saj është shprehur gjatë një prononcimi për mediat, teksa ka nënvizuar se kjo shkresë është për tu informuar për hapa diplomatikë. Mesditën e sotme, kryetarja e Komisionit të Jashtëm, u shpreh se i ka kërkuar zyrtarisht Ministrisë së Jashtme që të informojë Kuvendin lidhur me hapat diplomatikë, pas ngjarjeve në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

“Dje i kemi dërguar Ministrisë së Jashtme një shkresë zyrtare ku i kërkojmë të informojë Komisionin e Jashtëm lidhur me hapat diplomatikë që ka hedhur, pas incidentit të ndodhur në Beograd, një ngjarje shumë e rëndë kjo që i tejkalon dhe përmasat e incidentit.

Ne jemi në pritje të materialeve ose të paraqitjes së përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme. Kur t’i kemi në dispozicion, do t’ju informojmë”, tha Dade.

"Ne, vijoi ajo, e kemi vlerësuar pozitivisht atë që është bërë nga MPJ, notën verbale dhe kërkesën që i është paraqitur ambasadorit të Serbisë, përfshire dhe udhëzimet që MPJ, në linjë diplomatike i ka kaluar tek ambasadat dhe prezencat tona diplomatike, jo vetëm në Europë, por dhe në botë”, tha më tej Dade. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2014, ora 12:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori