Serbi, nisin nesër kërkimet për një varrezë masive ku dyshohet për 350 tru
Albeu.com
Të martën do të nisin punimet për kërkimin e një varreze qe dyshohet te jete masive afër lokalitetit Rudnicë në Rashkë të Serbisë, ku bashkë me përfaqësuesit e UNMIK-ut mund të shkojnë edhe gazetarët nga Kosova.TV i Serbisë njofton se me propozimimn e prokurorisë për krime lufte, gjykatësi hetues i Dhomës për krime lufte do të nisë verifikimin e informacioneve se në rajonin e Rashkës gjendet një varrezë masive. Këtë informacion e kanë dhënë disa dëshmitarë të cilët kanë pohuar se në fillim të qershorit të vitit 1999 me katër kamionë janë transportuar rreth 350 kufoma nga Kosova. news24
Shtuar më 04/06/2007, ora 14:57
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori