Serbi: Kundershtohet pranimi i Kosoves ne FGE
Albeu.com
Serbia ka protestuar ndaj organizatës ndërkombëtare Fondi Global Ekologjik, për shkak të njoftimeve se kjo organizatë do ta pranojë Kosovën si anëtare, ka njoftuar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Serbisë.Ministri Oliver Duliq i ka dërguar një letër proteste kësaj organizate, në të cilën është thirrur në Rezolutën 1244 dhe në nenin 7 të Fondit Global Ekologjik, ku thuhet se vetëm vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe agjenci të specializuara të OKB-së mund të jenë anëtare të këtij Fondi. Një nga themeluesit e Fondit Global Ekologjik është Banka Botërore, e cila tashmë ka pranuar Kosovën si anëtare të plotë.
Shtuar më 21/05/2010, ora 20:10
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori